Kenia, agjenti vret 10 persona

07/11/2010 10:50

Një agjent policie në Kenia ka vrarë dhjetë persona në një qytezë në veri të Nairobit.

Dy nga viktimat janë kolegë të tij.

Sipas burimeve policore, polici hapi zjarr pas një grindjeje me një koleg.

Tetë persona të tjerë kanë mbetur të vdekur nga të shtënat.

Ngjarja ka ndodhur në Siakago, një qytezë në veri të kryeqytetit Nairobi.

Autori I krimit është ndaluar dhe arrestuar nga policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA