Birmani, Obama: Zgjedhjet, jo të lira

07/11/2010 09:50

Zgjedhjet e sotme në Birmani nuk janë “as të lira dhe as të drejta”.

Kështu është shprehur presidenti amerikan, Barack Obama, në Mumbai (Indi).

Duke folur me studentë indianë, Obama ka nënvizuar se popullit birmanez, prej shumë kohësh, po i mohohet e drejta për të zgjedhur i lirë fatin e tij.

“Zgjedhjet e sotme në Birmani nuk janë të lira dhe të drejta”, është shprehur Obama.

Më pas, presidenti i SHBA-së i ka bërë thirrje Birmanisë të lirojë disidenten Aung San Suu Kyi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA