Zapatero vizitë surprizë në Afganistan

06/11/2010 13:30

Kryeministri spanjoll José Luis Zapatero ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Afganistan për t’u bërë një vizitë surprizë 1500 ushtarëve të Madridit të integruara në forcën e NATO-s.

Zapatero, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes Chacon, ka deklaruar se “misioni në Afganistan është një detyrë e vështirë, që do të kërkojë kohë”.

“Nuk jemi këtu për të qëndruar, por jemi impenjuar derisa afganët mund të garantojnë sigurinë e tyre”, shtoi ai.

Kryeministri spanjoll duhet të takojë gjatë ditës presidentin afgan Karzai.

Top Channel