Varrimi i politikanit, shtetrrethim në Karaçi
06/11/2010 04:35
Qyteti më i madh në Pakistan, Karaçi ndodhet nën masa të forta sigurie për të mbajtur nën kontroll situatën gjatë varrosjes së një prej politikanëve më të njohur vendas.
Autoritetet kanë ndaluar tubimet dhe kanë paralajmëruar njerëzit se varrimi i politikanit, Imran Farok, 50 vjeç, mund të jetë objektiv sulmesh me bomba.
Imran Farok u qëllua për vdekje pranë shtëpisë së tij. Ai deri në vitin 1999 kishte jetuar në Britani, për t’u rikthyer më pas në Pakistan ku ishte angazhuar në jetën politike të vendit si anëtarë i një prej partive më të mëdha.
Top Channel