Uragani “Tomas†lë Haitin
06/11/2010 01:50
Pas shkaktimit të të paktën gjashtë viktimave dhe demë të pallogaritshme materiale, uragani “Tomas” lë Haitin.
Autoritetet vendase shprehen se shirat me erëra të forta janë dobësuar dhe duket se më e keqja ka kaluar, edhe pse në disa zona të ndryshme të vendit alarmi mbetet ende në fuqi.
Uragani ishte katastrofa më e fundit që përfshiu Haitin i cili pas tërmetit të fuqishëm të fillimvitit që shkaktoi vdekjen e të paktën 300 mijë personave, po vuan një gjendje emergjence të jashtëzakonshme. Nga varfëria e tejskajshme në vend është shfaqur edhe kolera.
Top Channel