SHBA, vret një person me ngjyrë, vetëm 2 vjet burg
06/11/2010 04:00
Rasti i dënimit të një ish-polici në Kaliforni me vetëm 2 vjet burg për vrasjen e pavullnetshme të një personi me ngjyrë, ka ndezur debatin e racizmit në gjithë opinionin amerikan.
Johannes Mehserle u dënua me dy vjet burg në muajin korrik për vrasje të pavullnetshme. Ai ka qëlluar pas shpine në 1 janar të 2009-ës një person me ngjyrë pas një përleshje që kishte patur më parë me të.
Pas publikimit në media lajmi në fjalë ka tensionuar marrëdhëniet mes komunitetit, sidomos në Okland ku edhe ndodhi vrasja. Mësohet se policia në këtë zonë ka qënë në gjendjen më të lartë të gatishmërisë.
Top Channel