SHBA, vajza e Palin nuk votoi në zgjedhje

06/11/2010 17:20

Bristol Palin, vajza 19 vjecare e Sarah Palin, ka harruar të votojë për zgjedhjet afatmesme që u mbajtën të martën në Shtetet e Bashkuara.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë e reja, duke saktësuar se i ka kërkuar të falur mamasë së saj, të cilës i ka premtuar se do të votojë në presidencialet e vitit 2012.

E angazhuar në provat e spektaklit “Vallëzim me Yjet”, Bristol Palin duhet ta kishte dërguar votën e saj me postë, në favor të kandidatit të mbështetur nga e ëma, Joe Miller.

Zgjedhjet afatmesme nxorrën fitues republikanët, të cilët morën shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, por jo atë absolute për të dominuar edhe Senatin.

Një ditë më pas presidenti Barack Obama mori përsipër përgjegjësinë për humbjen e demokratëve dhe u shtriu dorën për bashkëpunim republikanëve.

Top Channel