
Presidenti amerikan Barack Obama ka njoftuar sot në Mumbai nënshkrimin e marrëveshjeve të reja tregtare me Indinë, të cilat kapin vlerën e 10 miliardë dollarëve.
“Marrëveshje të tilla mund të krijojnë 50 mijë vende të reja pune në Shtetet e Bashkuara”, ka deklaruar shefi i Shtëpisë së Bardhë.
Gjithashtu, ai ka ftuar Indinë që të lehtësojë barrierat e saj në fushën e tregtisë dhe investimeve, në mënyrë që të rriten marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve.
Më herët gjatë ditës së sotme presidenti amerikan, i shoqëruar nga bashkëshortja Michelle, vizitoi hotelin “Taj Mahal”, ku nderoi viktimat e sulmit terrorist të vitit 2006.
“Shtetet e Bashkuara dhe India janë të bashkuara në luftën kundër terrorizmit”, deklaroi Obama, duke e cilësuar Mumbain si qytetin simbol të rezistencës qytetare.
Top Channel