
Një dëm i madh i është shkaktuar trashëgimisë artistike italiane si pasojë e shembjes së Dhomës së Gladiatorëve, në parkun arkeologjik të Pompeit, e njohur ndryshe me emrin Domus.
Quhej kështu sepse brenda saj stërviteshin atletët e atëhershëm të Pompeit antik, mbi të cilin janë bërë edhe disa filma.
Ndërtesa ishte një lloj palestre ku gladiatorët stërviteshin dhe ku më pas vendosnin armët, në brendësi të disa zgavrave në mur.
Sipas raportimeve të mediave italiane, në të njëjtën ndërtesë ndodheshin edhe vizatime e piktura të kohës së antikitetit.
Ndërtesa, e cila hapet me rrugën “Abbondanza”, rruga kryesore e qytetit të groposur nga shpërthimi i vullkanit të Vezufit në vitin 79 para Erës Sonë, mund të vizitohej vetëm nga jashtë dhe mbrohej nga një derë prej druri.
Top Channel