Për 20 vjet mbante mesha, por nuk ishte prift

06/11/2010 13:20

Ka mbajtur për 20 vjet mesha dhe rrëfime, por nuk ishte prift. Janë të shokuar njerëzit e Fane, një lokalitet i vogël në Itali, të mësuar të prisnin më dashuri dhe simpati “at Tomasin”, i cili i kishte mashtruar të gjithë.

Prifti i rremë është zbuluar rastësisht kur ka shkuar në spital për disa analiza dhe prifti i zonës u përpoq të lidhej me eprorët e tij.

Gjatë telefonatës u zbulua se emri i tij i vërtetë është Italo G., 84 vjeç, që rezulton rezident në Peruxha.

Top Channel