Papa në Spanjë: Rrezik nga anti-laicizmi

06/11/2010 16:45

Papa Benedikti XVI ka paralajmëruar për një “klerikalizëm agresiv” në Spanjë, e cila sipas tij ka kaluar një epokë të ngjashme gjatë viteve 1930.

Ati i shenjë ka mbërritur në qytetin Santiago de Kompostela, në kuadër të vizitës së tij 2-ditore në vendin iberik.

“Përplasja mes besimit dhe modernizimit po ndodh sërish dhe sot ajo është shumë e fortë”, ka deklaruar Papa për gazetarët.

Ai pritet të mbajë një meshë në ambjent të hapur më vonë gjatë ditës së sotme dhe më pas të udhëtojë drejt Barcelonës ditën e diel.

“Në vitet 1930 Spanja pa lindjen e një anti-klerikalizmi agresiv dhe progresist”, është shprehur Papa Ratzinger.

Ai ka bërë thirrje për një bashkim mes besimit dhe laicizmit dhe jo për përballjen e tyre, si në Spanjë ashtu edhe në pjesën tjetër të Evropës.

Top Channel