Një film amerikan për minatorët kilianë

06/11/2010 10:10

Ngjarja e pabesueshme e 33 minatorëve të San Jose’, në Kili, ka përfunduar në shenjestrën e industrisë së kinemasë.

Nga SHBA-të vjen lajmi për filmin “Miracle Underground”, i drejtuar nga Armand Mastorianni.

Protagonist do të jetë Vincent Spano, në rolin e Luis Urzua, kreu i grupit gjatë 70 ditëve ku të 33 qendruan nën tokë.

“Miracle Underground” është i përqëndruar mbi eksperiencën psikologjike, emotive dhe shpirtërore të “mineros”, që arritën t’i mbijetonin një situate ekstreme.

Top Channel