Meksikë, kufomat e turistëve në gropë
06/11/2010 08:00
Pesë nga 18 kufomat e zbuluara në një gropë të përbashkët në afërsi të Akapulkos, në Meksikë, në fillim të javës ishin pjesë e një grupi prej 20 turistësh meksikanë që ishin marrë peng në shtator në plazhin e lokalitetit bregdetar.
“Pesë nga 18 trupat i përkasin një grupi turistësh që vinin nga shteti fqinj i Michoacan. Ata ishin marrë peng më 30 shtator”, është shprehur për gazetarët përgjegjësi i policisë lokale.
Top Channel