Meksikë, 8 orë betejë për vrasjen e bosit

06/11/2010 21:00

Ka zgjatur tetë orë beteja e armatosur për kapjen e bosit meksikan të drogës, Tony Tormenta, që u mbyll me vrasjen e tij.

Lufta e armatosur është zhvilluar në rrugët e qytetit të Matamorosit dhe përvec bosit ka shkaktuar vdekjen edhe të 4 truprojave të tij, të 4 marinsave meksikanë dhe të një gazetari.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane, sipas të cilave numri i vërtetë i viktimave të shkëmbimit të dhunshëm të zjarrit është 47 të vrarë.

Rreth 150 ushtarakë të marinës dhe ushtrisë meksikane, të mbështetur nga helikopterë dhe xhipa, rrethuan bosin mbi kokën e të cilit ishin vendosur 5 milionë dollarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA