Meksikë, vritet kreu i kartelit të drogës
06/11/2010 02:40
Kreu i një prej karteleve të drogës më të fuqishëm që veprojnë në Meksikë u qëllua për vdekje nga forcat e sigurisë meksikane në një qytezë pranë kufirit me SHBA-në.
Ezekiel Kardenas Guilen, i njohur ndryshe me emrin “Toni Tornenta” mbeti i vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri me ushtrinë meksikane në qytetin e Matamoros, mjaft pranë kufirit me Teksasin e Shteteve të Bashkuara.
Nga përleshjet me armë zjarri që zgjatën disa orë mbetën të vrarë edhe 2 pjestarë të tjerë të të ashtuquajturit karteli i Gjirit si dhe dy anëtarë të forcave të sigurisë.
Ezekiel Kardenas është i vëllai i themeluesit të kartelit të Gjirit, Osiel Kardenas i cili në vitin 2007 u ekstradua për në SHBA.
Top Channel