Maradona në Iran, por vetëm si turist

06/11/2010 14:50

“Maradona trajneri i Iranit? Jo, vetëm turist”. Kështu është shprehur presidenti i Federatës Iraniane të Futbollit, Ali Kafashian, për agjencinë e shtypit “Ilna”, në lidhje me lajmet e raportuara nga shtypi lokal mbi një kontratë mes Federatës dhe ish trajnerit të Argjentinës për pankinën iraniane.

“Edhe dy vjet më parë Maradona kishte manifestuar interesin e tij që të vinte në Iran, por për shkak të impenjimeve si trajner i Argjentinës, nuk mundi të vinte. Por kohët e fundit na është thënë për vullnetin e tij për të organizuar udhëtimin”, shpjegon Kafashian.

“Maradona nuk vjen në Iran si trajner, por në cilësinë e turistit, duke qenë se kishte manifestuar interesin e tij për të vizituar Iranin dhe takuar Ahmadinejad”, theksoi ai.

Top Channel