Krimineli nazist i luftës vdes në Itali

06/11/2010 21:55

Michael Seifert, një ish-gardian në kampet naziste të përqendrimit, i njohur ndryshe si “bisha e Bolcanos” për mizorinë e tij, ka vdekur në një spital të Italisë në moshën 86 vjecare.

Ai po shlyente një dënim me burgim të përjetshëm në një burg në jug të Italisë dhe vdiq në një spital të Kazertës, ku ishte pranuar vetëm pak ditë më parë.

Seifert ishte dënuar në mungesë në vitin 2000 nga një gjykatë ushtarake italiane për kryerjen e 11 vrasjeve në kampin e përqendrimit të Bolcanos.

Ai u ekstradua në Itali nga Kanadaja në vitin 2008 dhe pranoi se kishte qenë gardian i kampit, por mohoi përfshirjen e tij në akte mizore.

Por dëshmitarë të ndryshëm e kanë akuzuar atë se ka lënë të burgosurit të ngordhin nga uria, ka perdhunuar dhe vrarë një grua shtatëzënë dhe se i ka nxjerrë syrin një të burgosuri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA