Cmimi i Brazilit, Hulkenberg në pole

06/11/2010 18:10

Ka arritur pole position-in e parë në F1, Nico Hulkenberg, i cili ka habitur të gjithë me një rezultat të pabesueshëm, 1:14.470.

Piloti gjerman i “Williams” ka dominuar fazën e tretë të provave në Interlagos.

23 vjecari, në debutimin e tij të parë në pistë, ka shfrytëzuar më së miri gomat “slick” mbi asfaltin që thahej, në përfundim të një dite që nisi me shi.

Hulkenberg, në pole-in e parë të karrierës, do të niset para “Red Bull”-it të bashkëkombasit Sebastian Vettel, i cili kapi kohën 1:15.519.

Ndërsa australiani i së njëjtës skuderi, Mark Webber, do të hapë rreshtin e dytë të kompletuar nga “McLaren Mercedes” të anglezit Lewis Hamilton.

Zhgënjyese ka qenë paraqitja e Fernando Alonso. Piloti spanjoll i “Ferrari”-t duhet të kënaqet vetëm me vendin e pestë. Iberiku, i cili teorikisht mund të shpallet të dielën kampion bote, do të niset nga rreshti i tretë përkrah brazilianit Rubens Barrichello.

Top Channel