Barack Obama mbërrin në Indi
06/11/2010 09:30
Barack Obama ka mbërritur në Bombei, kryeqyteti financiar i Indisë, ndalesa e parë e një turi aziatik që do e çojë edhe në Indonezi, në Korenë e Jugut dhe në Japoni.
I nisur me të shoqen Michelle nga Uashingtoni, presidenti amerikan, në bordin e Air Force One, ka bërë një ndalesë të shkurtër në Gjermani për t’u furnizuar.
Çifti presidencial do të qëndrojë në të famshmin Taj Palace Hotel, i përfshirë në 2008-ën nga atentatet terroriste.
Top Channel