Afganistan, hetim ushtarit renegat

06/11/2010 16:30

Kontigjenti i NATO-s në Afganistan po heton mbi zërat se një ushtar afgan ka qëlluar dhe ka vrarë ushtarë të huaj në jug të Vendit.

Lajmi i publikuar nga një agjenci afgane, citon një guerrilas taleban që thotë se tre anëtarë të koalicionit ndërkombëtar janë vrarë në Helmand.

Një zëdhënës i NATO-s ka deklaruar se janë në dijeni të incidentit të ndodhur në provincën e Helmandit dhe se kanë nisur hetimet.

Në korrik, një ushtar afgan renegat qëlloi dhe vrau tre ushtarë britanikë në provincën në fjalë.

Sipas burimit taleban, ushtari afgan ka hapur zjarr brenda një baze ushtarake në rajonin e Sanginit dhe më pas është larguar për t’u bashkuar me rebelët.

Top Channel