Youtube heq videot e klerikut ekstremist
05/11/2010 03:50
Edhe Youtube nisi kontributin e saj në luftën kundër terrorizmit duke fshirë nga interneti videot e hedhura në internet nga kleriku jemenas i lindur në SHBA, Anuar al Aulaki.
Youtube argumentoi se viedot shkelinin rregullat e komunitetit duke bërë thirrje për xhihad dhe duke nxitur urrejtjen racore dhe fetare. Zëdhënësi i kompanisë u shpreh se kompania po përpiqet të gjejë balancën e duhur mes fjalës së lirë dhe ndalimit të thirrje për dhunë dhe urrjetje të të gjitha llojeve.
Heqja e videove ka ardhur vetëm pak ditë nga zbulimi i dy pakove bombë të cilat kishin për destinacion Shtetet e Bashkuara.
Top Channel