Snejder: Xavi dhe Iniesta, rivalët për Topin e Artë

05/11/2010 15:25

Mesfushori hollandez i Interit, Wesley Snejder, shprehet se “Topi i Artë FIFA” do të jetë një “luftë” mes tij dhe lojtarëve të Barcelonës, Xavi Hernandez dhe Andres Iniesta.

“Kam një mundësi të mirë për të fituar Topin e Artë kët vit. E njëjta gjë vlen për Xavin dhe Iniestën”, deklaron Snejder gjatë një interviste me revistën franceze “L’Equipe”.

Hollandezi shprehet i bindur se sezoni i kaluar, në të cilin fitoi “tripletën” me Inter dhe doli finalist në Kupën e Botës me kombëtaren e tij, ishte më i miri i karrierës së tij, por “nuk ka mbaruar akoma sepse është ende për tu luajtur Botërori i Klubeve në muajin dhjetor.”

26-vjeçari shprehet edhe për ish-trajnerin e tij Jose Mourinho, tashmë tek Real Madrid: “Një vit me Mourinho-n vlen më shumë se dhjetë vjet me një trajner tjetër.”

Edhe pse e vlerëson jashtëzakonisht shumë portugezin, kjo nuk është e mjaftueshme që Snejder të kthehet të luajë sërish në Madrid: “Nuk dua të kthehem tek një klub që më trajtoi në atë mënyrë. Kurrë më nuk do të luaj për Real Madrid.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA