Raikkonen: Nuk kthehem në Formula 1

05/11/2010 17:50

Piloti finlandez, Kimi Raikkonen, ka përjashtuar mundësinë e rikthimit të tij në Formula 1.

Menaxheri i Raikkonen, Steve Robertson, ka deklaruar se “Kimi është i përqendruar tek kampionati i Rally-t (WCR) dhe nuk jemi në kërkim të një skuderie që të rikthehemi vitin tjetër në Formula 1.”

Në dhjetor të 2009, Raikkonen nënshkroi një kontratë me Citroen Junior Team dhe mori pjesë në Kampionatin Botëror të Rally, edhe pse nuk kishte eksperienca të mëparshme me makina të tilla.

Rezultatet e ish-kampionit të botës në Formula 1 nuk kanë qenë të kënaqshme dhe Citroen po mendon të prishë kontratën me finlandezin.

“Nuk është i shpejtë sa duhet”, ka deklaruar drejtori sportiv i ekipit francez, Olivier Quesnel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA