Gjykata e qarkut të Prishtinës do të vendosë më 10 dhjetor nëse do të dënojë apo jo kryetarin e LDD-së, Nexhat Daci.

Në seancën e ardhshme trupi gjykues do të shqyrtojë kërkesën e prokurorëve, që e akuzojnë Dacin se ka përvetësuar 36 mijë euro nga buxheti i Kuvendit të Kosovës për shërbime private.

Por, vetë Daci dhe avokati i tij kanë hedhur poshtë këto akuza, duke deklaruar se nuk ka asnjë provë që të cojë në dënimin e tij.

Kreu i LDD-së tha se këto akuza i janë veshur atij me qëllim, nga personat që kanë cuar Kosovën në situatën aktuale.

Ndonëse nuk përmendi emra, është e qartë se Daci i është referuar ish-presidentit Fatmir Sejdiu dhe kryeministrit në ikje, Hashim Thaci.

Top Channel