Milan, sherr Ibra-Onyewu

05/11/2010 18:40

Në seancën e sotme stërvitore në Milanello Ibrahimoviç dhe Onyewu janë zënë për shkak të një faulli të suedezit ndaj mbrojtësit amerikan.

Një ndërhyrje në rrëshkitje e sipër e Ibrahimoviç, jo dhe aq e rëndë, nuk “kapërdihet” lehtë nga Onyewu. Mbrojtësi 1.95 metra i gjatë ngrihet dhe i vë duart në fyt sulmuesit suedez, i cili reagon menjëherë.

Shpërthen në këtë mënyrë një sherr i dhunshëm verbal dhe fizik.

Shokët ndërhyjnë menjëherë për t’i ndarë por dy lojtarët janë shumë të fuqishëm fizikisht dhe në fund trajneri i Milanit, Allegri, detyrohet të ndërpresë stërvitjen.

Reagimi i Onyewu mund të shpjegohet me faktin se amerikani, i cili ka ardhur tek Milani në vitin 2009, ka ndenjur larg fushave të lojës për një vit për shkak të një dëmtimi të rëndë dhe ndërhyrja e Ibrahimoviç mbase e ka trembur.

Top Channel