Kreu i ri i misionit EULEX, Xavier Bou de Marnhac do të vizitojë sot pjesën veriore të Mitrovicës.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave gjatë vizitës De Marnhac do të shoqërohet nga i dërguari i BE për veriun, Michael Giffoni.

Kjo është vizita e parë e shefit të ri të EULEX-it në veri të Kosovës, në përfundim të të cilës ai do të mbajë edhe një konferencë për shtyp.

Kur mori detyrën si shef i misionit evropian, De Marnhac deklaroi se përparësi e tij do të jetë luftimi i krimit dhe fenomeneve negative në të gjithë territorin e Kosovës.

Top Channel