Itali, huliganet serbe mbeten ne burg

05/11/2010 14:50

Gjykata e qytetit te Xhenoves, ne Itali, ka refuzuar kerkesen per lirimin e kater huliganeve serbe, te bere nga avokatet mbrojtes te tyre.

Huliganet u arrestuan nga policia pas trazirave ne stadium, te cilat shkaktuan dhe anulimin e ndeshjes Itali-Serbi, e vlefshme per kampionatin evropian.

Kater tifozet akuzohen per rezistence ndaj zyrtareve publike, deme materiale, lendime dhe shkelje te normave te sigurise ne stadiume.

Nuk dihet nese mes kater huliganeve ka qene edhe organizatori i trazirave, Ivan “i tmerrshmi” Bogdanov, i njohur edhe si ish-anetar i njesive paraushtarake serbe.

Per shkak te trazirave ne stadiumin e Xhenoves, FIFA ndeshkoi Serbine me rezultatin 3-0 ne favor te Italise, ne ndeshjen ne tavoline.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA