Greqi, rinis shërbimi postar
05/11/2010 22:30
Rinis shërbimi postar në Greqi pas përfundimit të bllokimit të tij prej 48 orë nga ana e autoriteteve greke pas zbulimit të një disa pakove-bombë adresuar në një sërë kancelarish europiane.
Pakot bombë ishin adresuar ndaj ambasadave perëndimore në Athinë si dhe ndaj disa qeverive europiane, përfshirë edhe një në adresë të presidentit Sarkozi.
Autoritetet greke shprehen se tentativat për atentate ishin provë e forcës së grupeve ekstremiste të majta.
Ndërkohë Ministri i Jashtëm helen, Dimitris Drutsas u shpreh se vendi po përballet me ekstremin e majtë, të ashtuquajturit anarkistë.
Top Channel