Gjermania “qan” barazimin me Shqipërinë

05/11/2010 12:30

Portali i njohur i futbolli “Goal.com”, në versionin gjermanisht, shpreh konsideratën: “Edhe tifozët gjermanë të mësuar me suksese, jo gjithmonë kanë mundur të shijojnë magjinë e futbollit”.

Për këtë arsye, ka bërë një përmbledhje të 10 takimeve më të këqija të “Nationalmanschaft”-it, ku fansat e saj kanë vuajtur. Në këtë listë bën pjesë edhe barazimi 0-0 me Shqipërinë në eliminatoret e Europianit ‘68: “Në ndeshjen në shtëpi (8.4.1967), 11-shja gjermane mori një fitore të rehatshme 6-0 ndaj Shqipërisë, mbi të gjitha falë 4 golave të Gerd Myler.

Pas humbjes në Jugosllavi, në ndeshjen e kthimit (17.12.1967) ndaj Shqipërisë i duhej me detyrim fitorja. Por pa “Bomberin Kombëtar”, doli në pah një barazim pa gola, i cili vulosi edhe mospjesëmarrjen e vetme të Gjermanisë në një Kampionat Europian.

Ndërkohë që në listën e 10 ndeshjeve më të shëmtuara në historinë e Gjermanisë përfshihen edhe 9 sfida të tjera: Gjermani–Kroaci 0:3 (Çerekfinale, Botërori 1998), Gjermani–Çeki 1:2 (faza në grupe, Euro 2004), Islandë–Gjermani 0:0 (Eliminatoret Euro 2004), Itali–Gjermani 4:1 (ndeshje miqësore 2006), Gjermani–Angli 1:5 (Eliminatoret e Botërorit 2002), Gjermani–Portugali 0:3 (faza në grupe, Euro 2000) Ishujt Faroe–Gjermani 0:2 (Eliminatoret e Euro 2004), Gjermani–Austri 1:0 (faza në grupe, Botërori 1982), Gjermani–Letoni 0:0 (faza në grupe, Euro 2004).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA