Komandanti i KFOR-it, Erhard Byhler ka deklaruar se trupat ndërkombëtare do të jenë të gatshme për t’iu përgjigjur cdo kërcënimi gjatë procesit të zgjedhjeve të 12 dhjetorit.

Deklaratën e tij, Byhler e bëri gjatë një takimi me gazetarët në Prishtinë, ku është shprehur se nuk pret që gjatë procesit të shfaqen probleme.

I pyetur lidhur me strukturat paralele administrative në veri, Byhler ka nënvizuar se KFOR, duke qenë një mision ushtarak, nuk mund të ndërhyjë ndaj tyre.

Por përsa u takon strukturave paralele të sigurisë, ai ka theksuar se nëse verifikohet ekzistenca e tyre, atëherë do të ndërmerren masat e duhura.

Top Channel