Bundesliga, Shalke merr fitoren e dytë

05/11/2010 22:55

Shalke 04 ka marrë fitoren e dytë në javën e 11 të Bundesligës në ndeshjen e luajtur ndaj St.Paulit duke u ngjitur në kuotën e nëntë pikëve.

Serinë e golave për vendasit e hapi Raul qysh në minutën e 14 të pjesës së parë. Megjithë rastet e krijuara vendasti nuk arritën të shënojnë golin e dyfishimit brenda 45 miuntëshit të parë.

Nëntë minuta nga nisja e fraksionit të dytë takimit, Huntelar shënon golin e dytë për Shalken, e për të ardhur më pas tek goli i dytë personal në këtë takim për sulmuesin spanjoll, Raul në minutën e 81.

Të shtunën dhe të dielën luhen ndeshjet e tjera të javës së 11 të Bundesligës ku spikat Hamburg-Hofeneim dhe Shtutgart-Verder Bremen.

Top Channel