
Irani ka hedhur poshtë zërat e përhapur në mediat ndërkombëtare për një “ekzekutim të shpejtë të Sakineh”. Republika Islamike ka reaguar nëpërmjet përfaqësisë së saj diplomatike në Britaninë e Madhe.
Në një komunikatë për mediat, ambasada iraniane në Londër shprehet se të gjitha lajmet për ekzekutimin e Sakineh janë të pabaza dhe pjesë e një propagande perëndimore kundër Republikës Islamike.
Ambasada iraniane sqaron se proçesi gjyqësor ndaj Sakineh Muhamedi Ashtiani, 43 vjeçarja e akuzuar për tradhëti bashkëshortore dhe për bashkëpunim në vrasjen e burrit të saj, është në zhvillim e sipër dhe ende nuk është marrë një vendim përfundimtar.
Reagimi ka ardhur pas publikimit të lajmit për ekzekutimin me gurë në shesh të Sakineh, të botuar pak ditë më parë në gazetat britanike, lajm ky që u përhap më pas në mbarë botën dhe që shkaktoi reagimin e komunitetit ndërkombëtar.
Top Channel