Presidenti serb Boris Tadic ka kërkuar falje për masakrën e Vukovarit, të kryer nga trupat ushtarake serbe në vitin 1991.

Tadic, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Kroaci, ka vizituar Ovcarën, vendi ku u zbulua varreza me kufomat e 260 kroatëve të vrarë nga njësitë serbe.

“Jam këtu për të nderuar viktimat dhe të shpreh keqardhjen dhe faljen për këtë ngjarje”, ka deklaruar Tadic, i cili ka vendosur kurora me lule tek memoriali i të vrarëve.

Më tej presidenti serb, i shoqëruar nga homologu kroat Ivo Josipovic, ka vizituar edhe memorialin në fshatin Paulin Dvor, ku 19 civilë serbë u vranë nga forcat kroate.

Vizita e Tadic shihet si një hap i mëtejshëm në përmirësimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kroacisë, vende që synojnë anëtarësimin në BE.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA