Schwinsteiger, e ardhmja në Premier

04/11/2010 18:35

E ardhmja e Bastian Schweinsteiger është në Premier League. Ka qenë vetë mesfushori gjerman që ka shprehur dëshirën për të luajtur një ditë në klubet angleze.

Në kontratë me Bajernin e Mynihut deri në 2012, Schweinsteiger prej kohësh synohet nga klubet më të mira të Evropës, mes së cilave edhe nga Manchester United e Chelsea.

“Më pëlqen shumë futbolli anglez dhe ritmet e tij. E adhuroj atmosferën që gjendet të stadiumet e Anglisë dhe për shumë atje njerëzit bëjnë tifozllëk me zemër”, theksoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA