LIVE/ Izraeli shënjestron ministrin iranian të Inteligjencës, Teherani lëshon breshëri raketash drejt Tel Avivit. SHBA tenton të sigurojë Hormuzin
Tregjet botërore të aksioneve janë hapur më të larta, ndërsa dollari amerikan ka pësuar rënie pasi investitorët u njohën me njoftimin e Federal Reserve për injektimin e 600 miliardë dollarëve në ekonominë amerikane.
Lëvizja në fjalë ishte e pritshme, edhe pse shumë analistë kishin parashikuar se ajo do të ishte më e ulët, të paktën 500 miliardë dollarë.
Aksionet në bursat e Londrës, Parisit dhe Frankfurtit u rritën të gjitha me mbi 1 për qind brenda mesditës, ndërkohë që dollari amerikan ra përballë euros dhe paundi britanik përballë jenit japonez.
Euroja u ble me 1.4231 dollarë paraditen e sotme në tregjet evropiane dhe me mbi 1.4103 dollarë në orët e fundit të së mërkurës në Nju Jork.
Ndërsa paundi u ngjit në 1.6231 dollarë nga 1.6107, ndërsa ndaj jenit valuta amerikane rrëshqiti nga 81.29 jen në 80.89.
Top Channel