Maradona: Do qëndroj pranë vajzave të mia

04/11/2010 14:00

Diego Armando Maradona siguroi se e ardhmja e tij profesionale do të jetë pranë vajzave të tij, pasi Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) konfirmoi si trajner të përfaqësueses ‘albiceleste’ Sergio Batistën.

Në një akt bamirësie me Kryqin e Kuq kinez, Maradona nuk u shpreh për këtë vendim të AFA, edhe pse më parë e ka kritikuar ashpër trajnerin Batista, i cili e zëvendësoi Maradonën pas dështimit në Botërorin afrikan.

Gjithashtu, ish-trajneri i Argjentinës refuzoi t’i përgjigjej edhe pyetjes se kë ekip mund të drejtonte në të ardhmen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA