Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi, ka vendosur të ndahet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, si nënkryetar i kësaj partie.

Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, sipas Telegraf, Kosumi ka bërë të ditur se do të marrë pjesë me një subjekt të veçantë politik. Ai njoftoi se është duke krijuar lëvizjen qytetare “Për Demokraci”.

Nëpërmjet një deklarate për media, ish-kryeministri i Kosovës ka bërë të ditur se “pas shpërndarjes së Parlamentit të Kosovës dhe përfundimit të mandatit të tij si deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, si dhe pas shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, do të marrë pjesë në zgjedhje me një formacion të ri politik”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA