Interi, Moratti: Kështu nuk arrihen objektivat

04/11/2010 17:05

Massimo Moratti-t nuk i pëlqen Interi në Champions. Dhe kjo duket qartë nga batutat që presidenti i Interit ka bërë për mediat sot në Milano.

“Nuk ishte një provë e mirë, mungoi si loja dhe karakteri, duke bërë që loja mos të dilte. Ishte një mbrëmje e lodhshme nga ana e skuadrës. Nuk mund të arrihen në këtë mënyrë objektivat”, është shprehur ai.

“Kjo ka ndodhur edhe në raste të tjera, në sezonet e kaluar. Ka momente kur duhet përqëndrim dhe përpjekje për më shumë”, theksoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA