LIVE/ Izraeli shënjestron ministrin iranian të Inteligjencës, Teherani lëshon breshëri raketash drejt Tel Avivit. SHBA tenton të sigurojë Hormuzin
Pas humbjes në betejën elektorale, Barack Obama mundet sërish.
Sipas revistës “Forbes”, presidenti amerikan, i cili pak kohë më parë mbante kurorën e njeriut më të pushteshëm në botë, është lënë pas nga presidenti kinez Hu Jintao.
Vendi i tretë është për mbretin e Arabisë Saudite, Abdullah ben Abdel Aziz.
“Forbes” klasifikon në vend të katërt kryeministrin rus Vladimir Putin dhe në vendin e 12-të eprorin e tij, presidentin Dmitri Medvedev. Putin ka lënë pas Papa Benediktin XVI, dhe kancelaren gjermane Angela Merkel.
Në vend të shtatë renditet kryeministri britanik David Cameron dhe pas tij janë kreu i Rezervës Federale, Ben Bernanke,presidentja e Kongresit indian, Sonia Gandhi e presidenti i i Microsoft, Bill Gates, i cili mbyll edhe ‘top ten’.
Top Channel