Francë, arrestohen dy terroristë të dyshuar
04/11/2010 11:35
Dy persona të cilët dyshohen për lidhje me grupet terroriste janë arrestuar në Francë.Kështu ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Brice Hortefeux.
Bëhet fjalë për ‘akuza të rënda’ dhe sipas ministrit dy të dyshuarit po merren në pyetje.
Më parë ministri njoftoi se autoritetet franceze do të forcojnë masat nëpër aeeoporte, në kuadër të rritjes së gatishmërisë ndaj atentateve të mundshme terroriste. Ditët e fundit në vende të ndryshme të botës ka patur alarme për lëndë shpërthyese, madje edhe në zyrën e kancelares gjermane Angela Merkel.
Top Channel