Europa Ligë, Juve tjetër barazim, bie M. City

04/11/2010 23:30

Vazhdojnë barazimet e skuadrës së Juventusit në Ligën e Europës. Bardhezinjtë nuk kanë shkuar dot më shumë se një barazim pa gola ndaj Salzburgut, ndërkohë që në ndeshjen tjetër të grupit A, Lech Poznan mposhti 3-1 Mancester Sitin.

Në ndeshjen e luajtur në Torino vendasit e Juventusit u treguan të paqartë në lojën e tyre. Del Piero & Co megjithëse u përpoqën për 90 minuta nuk gjetën golin e avantazhit, gol ky që u mohua edhe nga paqartësia në lojën e bardhezinjve, ndërkohë që miqtë modestë të Salzburgut vunë në rrezik disa herë mbrojtjen italianë me anë të kundërsulmeve, që gjithësesi lanë rrjetat të paprekura.

Një tripletë e Stiven Xherad në 15 minutat e fundit të ndeshjes i dhanë fitoren skuadrës së Liverpulit në Anfield ndaj Napolit. Italianët megjithëse kaluan në avantazh që në minutën e 28 të pjesës së parë me Lavecin, nuk mundën të dalin me pikë nga transferta angleze pasi fitorja iu mohua nga Xherard që barazoi në minutën e 76, kaloi në avantazh skuadrën e tij me anë të një 11 metërshi në minutën e 88 dhe vetëm një minutë më vonë shënoi golin e 3 që vulosi fitoren.

Rezultatet në disa nga takimet kryesore të kësaj jave të Ligës së Europës janë: Bajer Leverkusen-Aris S. 1-0, Rosenborg-At.Madrid 1-2, CSKA Moskë-Palermo 3-1, Getafe-Shtutgart 0-3, PSV-Debrecen 3-0 dhe PSG-B. Dortmund 0-0.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA