Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan ka deklaruar se qeveria e tij po nxit biznesmenët turq që të investojnë në Kosovë.

“Ne u kushtojmë rëndësi të madhe hapave që investitorët turq kanë hedhur deri tani. Sic e dini, autostrada gjigande po ndërtohet nga një kompani turke”, ka pohuar Erdogan.

Sipas tij, edhe një kompani tjetër turke, “Limac”, do të hyjë në Kosovë për të punuar për zgjerimin e aeroportit të Prishtinës.

Deklaratat e tij Erdogan i bëri pas një takimi me presidentin e përkohshëm të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili e nderoi me “Medaljen e Artë të Pavarësisë”.

Top Channel