Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic ka deklaruar se vendi i tij do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm Republikën Serbe të Bosnjes.

Deklaratën e tij Jeremic e bëri gjatë një vizite në Banja Llukë, ku është takuar me presidentin e Republikës Serbe, Milorad Dodik, të cilin e ka uruar për rizgjedhjen.

Ndërkohë, partitë serbe të Bosnjes, para takimit Jeremic-Dodik, kishin miratuar një platformë të përbashkët rreth Kosovës, ku shprehnin mbështetjen ndaj qëndrimit të Serbisë.

Presidenti Dodik ka shprehur disa herë synimet e tij për shkëputjen e Republikës Serbe të Bosnjes, në të njëjtën mënyrë sic u shkëput Kosova nga Serbia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA