Berlusconi: Del Piero, eja tek Milan!

04/11/2010 08:50

Berlusconi po punon për një goditje “të madhe” në merkaton e janarit.

Ideja e kryeministrit italian është që të shohë me fanellën e Milanit, kapitenin e Juventusit, Alessandro del Piero.

“Pas ndeshjes me Juventus zbrita në dhomat e zhveshjes për të uruar të gjithë futbollistët dhe sidomos Del Pieron. I thashë që kisha marrë vesh që kontrata e tij po skadon dhe i ofrova të vinte për të luajtur me Milanin”, i ka treguar Berlusconi disa miqve të tij.

“Del Piero është një kampion i jashtëzakonshëm. Do ishte bukur që ta mbyllte karrierën tek Milan” është shprehur Berlusconi.

Top Channel