
Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan ka deklaruar se e kundërshton idenë e ndryshimit të kufijve në Ballkan, pasi sipas tij një gjë e tillë destabilizon rajonin.
Megjithatë, Erdogan ka bërë të ditur se nëse qeverisë turke do t’i adresohet një propozim i tillë, ajo do ta shqyrtojë atë dhe do të dalë me një qendrim të bazuar tek interesat shtetërore.
“Nuk është pozitive asnjë ide që cënon paqen dhe stabilitetin në rajon dhe nëse do të hidhej një ide e tillë, ajo do të cënonte paqen e Kosovës dhe vendeve të rajonit”, ka pohuar Erdogan.
Më tej Erdogan ka përmendur edhe një fjalë të urtë turke: “Nuk mund t’i veshësh mbathje një fëmije të sapolindur”.
Ditën e sotme kryeministri turk u nderua nga presidenti i përkohshëm i Kosovës, Jakup Krasniqi, me “Medaljen e Artë të Pavarësisë”.
Top Channel