Semenya, hetimet largojnë sponsorët

03/11/2010 15:20

Hetimet mbi gjininë e afrikanes Caster Semenya, kampione e botës në 800 metra, kanë çuar në largimin e sponsorave.

“Kemi kërkuar nga shumë kompani të ndryshme financimin e kësaj sportisteje, por kemi vetëm përgjigje negative”, ka theksuar trajneri i saj Majkëll Sima.

“Gjithçka ka ardhur nga publiciteti negativ që është bërë kohët e fundit, kjo nuk është mirë për një atlete si Caster, të cilën po e humbasim”, ka përfunduar trajneri i saj.

Semenya që tashmë është 19 vjeçe është gjithashtu femra e parë afrikanojugore që ka fituar medalje të artë në një botëror atletike.

Për shkak të mungesës së financimeve, Semenya nuk mori pjesë në lojrat e Komonuelthit që u zhvilluan në tetor të këtij viti në Njy Delhi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA