Pas oktapodit Paul, tani Paul II

03/11/2010 20:55

Një turmë e madhe kanë marrë pjesë në pagëzimin zyrtar të oktapodit Paul II, shumëkëmbëshi me origjinë franceze i cili nga dita e sotme gjendet në akuariumin gjerman të Oberhausen.

Ai ka marrë vendin e Paul, parashikuesi i botërorit të futbollit, që ngordhi javën e shkuar.

“Paul II ka kaluar disa ditë me ‘mjeshtrin’ me shpresën që t’i transmetonte dishepullit të tij artin dhe sekretin që mbante. Por nuk e dimë ende nëse pasardhësi do të ketë dhuntinë e profecisë”, është shprehur një përfaqësues i akuariumit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA