Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë prezantoi planin operacional për zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat do të mbahen më 12 dhjetor.

“KQZ deri më tani ka emëruar komisionet komunale zgjedhore në 37 komuna, si dhe ka hartuar planin operacional dhe atë të sigurisë”, ka deklaruar Valdete Daka, kryetare e KQZ-së.

Sipas planit të prezantuar nga Daka, më 1 dhjetor fillon fushata elektorale, e cila do të zgjasë vetëm dhjetë ditë.

Afati i certifikimit të partive politike dhe kandidatëve të tyre është paraparë nga data 3 deri më 11 të këtij muaji.

Ndërkohë, afati i formimit të koalicioneve të subjekteve politike është përcaktuar nga data 3 deri më datë 9 nëntor.

Shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotime do të hidhet me datën 20. Certifikimi i listës së votuesve do të bëhet më 28 nëntor, me 10 dhjetor parashikohet të përfundojë edhe votimi jashtë Kosovës.

Ndërkohë, me datë 26 janar do të bëhet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kuvendin e Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA