Guardiola-Solbakken, “përballje” e ashpër

03/11/2010 11:45

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, dhe ai i Kopenhagen, Stale Solbakken, gati sa nuk nisën një sherr në fund të ndeshjes mes skuadrave të tyre, që përfundoi 1-1.

Zënka ka nisur nga deklaratat para ndeshjes të trajnerit të ekipit norvegjez, në të cilat ai kritikoi veprimin antisportiv të portierit të Barcelonës, Pinto, duke gjykuar se Uefa duhet ta kishte dënuar 4-5 ndeshje dhe jo vetëm dy.

U desh ndërhyrja e mesfushorit të Barcelonës, Sergio Busquets, për të ndarë të dy trajnerët.

Pinto, në ndeshjen e parë midis dy ekipeve, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, gjatë një aksioni të Kopenhagen, fishkëlleu duke imituar “fishkëllimën” e arbitrit dhe sulmuesi i ekipit norvegjez ndaloi duke menduar se ishte në pozicion jashtë loje, duke humbur në këtë mënyrë një rast të pastër shënimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA