Domenech kërkon 2.9 milionë euro
03/11/2010 14:55
Ish-trajneri i Francës, Raymond Domenech i kërkon 2.9 milionë euro dëmshpërblim Federatës Franceze të Futbollit për shkarkimin pas disfatës në Botërorin afrikan.
Avokati i Domenech, Jean-Yves Connesson, shpjegon se shuma e kërkuar ka të bëjë me dëmet profesionale dhe morale që i janë shkaktuar trajnerit nga ky shkarkim.
Top Channel